Ndërtimi, përsëri në lulëzim.

July 12, 2022
Posted in Tregjet
July 12, 2022 RMG

Aktualisht Tirana është shndërruar në një kantier ndërtimi dhe pritet që edhe këtë vit të ketë garanci pune për ndërtuesit. Ndërtuesit thonë se në vitin 2021 për pjesën më të madhe të kantiereve të reja është kryer deri në 10% e punimeve. Vazhdimi i punimeve për këtë vit do të rrisë aktivitetin e sektorit.

Shoqata e Ndërtuesve shprehet se vazhdimi i projekteve për programet e rindërtimit do të jetë një tjetër arsye për shtimin e punës. Zgjerimi i sektorit të ndërtimit do të ketë efekte pozitive edhe në zinxhirin e furnizimit.

Drejtoresha e kompanisë “GBarchs Architects”, Gladiola Balliu tha për “Monitor” se pritet rritje e kërkesës për aktivitetin e ndërtimit dhe kryesisht për vilat që ndërtohen në zonat bregdetare.

Për vitin 2022, çmimet pritet të rriten me 5%.

Në Tiranë, çmimet e apartamenteve për periudhën 2015-2021 brenda Unazës së Vogël dhe në zonën e ish-Bllokut janë rritur me 20% sipas Jonian Antoni, CEO i “Century 21 Albania”. Rritja është e strukturuar, argumenton ai, pasi ajo ka ndodhur gradualisht çdo vit në përputhje me inflacionin dhe rritjen ekonomike.

Kreu i “Century 21 Albania”, Jonian Antoni, thotë se arsyet e rritjes afatshkurtër të kërkesës janë tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia. “Tërmeti i vitit 2019 ndryshoi tërësisht kërkesën. Shumë blerës që patën mundësi blenë shtëpi në ndërtesa të reja (ose të ulëta), të cilat kanë një bazë cilësore dhe teknike më të sigurt.

Pandemia ka reduktuar të gjithë tregun botëror, përfshirë Shqipërinë. Shumë njerëz, që kanë mundësi, kanë shitur shtëpi më të vogla për të siguruar më shumë hapësirë. Të përballur me frikën se në të ardhmen mund të ketë një lockdown tjetër, ata blerës që kanë mundësi, kanë vendosur t’i japin vetes më shumë hapësirë. “Duke kuptuar qe mund te shisnin shtëpinë tonë të parë dhe te blinim një shtëpi më të madhe.”

Eshtë një sektor në të cilin mund të investohet.

Reconta Management Group ka vite që mbështet sipërmarrësit që duan të fillojnë ose zhvillojnë biznesin e tyre në Shqipëri.

Nëse jeni të interesuar të shfrytëzoni mundësitë që ofron ky vend, na kontaktoni për të organizuar një takim të parë falas në të cilin do bashkebisedoni me ne.