Stafi ynë
Aktualisht stafi i Reconta Management Group Shpk përbëhet nga Dr. Claudio PUCCI, Jacopo Pucci dhe CFA candidate: Igli Tartaraj
Jacopo Pucci
Junior Partner
Jacopo Pucci: junior partner i Studio Pucci Associati, i çertifikuar si Konsulent Ligjor i Kontratave të Punës nga Rregjistri i Konsulencës së Punës në vitin 2013 nr 490. Aktiviteti i tij bazohet në konsulencën e kontratave të punës dhe sigurime në punë dhe menaxhimin e burimeve njerëzore. Ai është përgjegjës për këtë degë specializimi në Studio Pucci Associati. Ai është i interesuar në projektin e Rumanisë me çështjet që lidhen me ligjet e punës dhe krahasimin e tyre me ligjet ndërkombëtare, specializimin e proçesit të menaxhimit të burimive njerëzore, proçesin e përgatitjes së borderove sipas Kodit të Punës në Rumani, me një interes të veçantë në qarkullimin e forçës punëtore në vende dhe kompani të ndryshme. Ai është gjithashtu përgjegjës për proçesin e adaptimit të rregullores së re Europiane mbi privacin në kompani.
Claudio Pucci:
Senior Partner
Dr. Claudio Pucci: senior partnet i Studio Pucci Associati, i rregjistruar nga Bordi i Komercialistëve dhe Ekspertëve Kontabël (ekuivalent me IEKA) si Kontabël i Akredituar në provincën Lucca që në 1977, i çertifikuar si një Auditues Ligjor nga Bordi i Revizorëve Kontabël në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Bordin e Konsulentëve Teknik. Gjithashtu është i çertifikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në bazë të dekretit legjislativ 138/2011. I diplomuar në Ekonomiks, Ekonomiksin e Punës dhe Sociologjisë, Dr. Pucci zhvillon më së shumti konsulencë në fushën fiskale dhe në proçesin e ndërkombëtarizimit teë kompanive. Ai është gjithashtu partner me ‘Reconta Management Group Srl’ në Bukuresht, Rumani. Ai është i rregjistruar që në vitin 2004 në Regjistrin e Kontabilistëve në Rumani (CECCAR) nr 56 dhe në ‘Dhomën e Konsulentëve Fiskal’ nr 6017 që nga viti 2014. Profesionin e kontabilistit e ka nisur në moshë të re duke arritur të çertifikohet formalisht nga organet përkatëse. Pas një karriere profesionale të gjatë që e ka përballur me pothuajse të gjithe sektoret që lidhen me kontabilitetin, ai ka vazhduar specializimin kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e sistemit tatimor, pretendimeve ligjore tatimore (tax litigation), ndërkombëtarizimin e bizneseve, transferimin e aktivitetit të biznesit dhe auditim. Gjatë vitit akademik 1995 dhe 1996 ka mbajtur një kurs në lendën’Auditimi dhe Çertifikimi për kompanitë në fushën e sigurimeve’.
Që nga viti 2004 bashkëpunon me shumë kompani Italiane të fokusuara në procesin e delokalizimit të një pjese ose të gjithë aktivitetit në vënde të tjera dhe duke konsoliduar prezencën e tij në Rumani dhe me anë të një shoqërie profesionale Italo-Rumune. Ai ndjek investitorët Italian gjatë vendosjes së aktivitetit në Rumani, nën sistemin ligjor, administrative dhe fiskal rumun.
Kontaktoni me ne.
Mund të dërgoni mesazhin tuaj duke përdorur formularin e kontaktit në të djathtë ose email, whatsapp dhe profilin e skype më poshtë.
- Reconta Management Group Albania
- Mobile: +355 527 062 10
- Mobile and WhatsApp: +355 695 332 907
- Email: info@reconta.al