Mundësi investimi në Shqipëri: investime në energjinë e erës

July 19, 2022 RMG

Projekti për një park me erë në zonën e Lezhës është cilësuar si “investim strategjik” nga autoriteti shqiptar. Flitet për një investim total prej 244 milionë eurosh që do të punësojë rreth 230 persona. Qeveria ka hapur një procedurë ankandi për ndërtimin e parqeve me erë në të cilat mund të marrin pjesë investitorë vendas apo të huaj

Projekti realizohet nga subjekti “BIOPOWER GREEN ENERGY” SH.P.K. me “MARSEGLIA GROUP” SRL.

Ai parashikon ndërtimin e dy parqeve me erë, të quajtura BPGE1 dhe BPGE2, në kreshtat e dy maleve në Bashkinë e Lezhës, të cilat do të jenë të afta të gjenerojnë 234 MW dhe do të zhvillohet në një sipërfaqe prej 100 hektarësh, në vargmalet e Rencit dhe Kakariqit, të vendosura paralel me vijën bregdetare në Shëngjin dhe Balldren, Lezhë, ku:

  1. Parku i parë është afër Portit të Shëngjinit, dhe zhvillohet në një lartësi mbi nivelin e detit, duke filluar nga 241.00 metra në 545.00 metra, me fuqi 114 MW;
  2. Parku i dytë ndodhet në bregdet, paralel me të parin, dhe zhvillohet në një lartësi mbi nivelin e detit midis 200/350 metra, me fuqi 120 MW.

Këto impiante mund ta shesin energjinë te shteti për një tarifë vjetore që miratohet nga Enti Rregullator e cila aktualisht është 76 euro/MWh.

Shfrytëzimi i energjisë nga era mbetet inekzistent në vend, dhe per kete arsye  është një sektor i mirë për të investuar sepse ka një potencial të madh zhvillimi.

Kuadri ligjor shqiptar i njeh autoritetin ministrit të Energjisë, që vetëm me firmën e tij të ketë mundësi të kalojë investime me kapacitet të instaluar deri në 3 MW për impiantet eolike.

Për të ndihmuar Ofertuesit e mundshëm, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka urdheruar një analizë të përgjithshme të erës të territorit shqiptar për të treguar zonat potencialisht të përshtatshme për zhvillimin e projekteve të reja të erës, si dhe zonat jo të përshtatshme / të papranueshme për zhvillimin e projekteve të përcaktuara të energjia e erës si “zona të rezervuara” ose “zona të kufizuara”. Studimi është i aksesueshëm në link

https:/www.infrastruktura.gov.al/shprehje-interesi/.

Qeveria ka hapur një procedurë, ku përmes ankandeve do t’u japë mundësinë investitorëve të zhvillojnë projekte parqesh eolike Procedura është ende në zhvillim e sipër dhe pritet të miratohet së shpejti.

Reconta Management Group ka vite që mbështet sipërmarrësit që duan të fillojnë ose zhvillojnë biznesin e tyre në Shqipëri.

Nëse jeni të interesuar të shfrytëzoni mundësitë që ofron ky vend, na kontaktoni për të organizuar një takim të parë falas në të cilin do të bashkebisedoni me ne