Shoqëria Reconta Management Group Sh.p.k

Është krijuar në nëntor të 2019 nga Dr. Claudio Pucci. Zyrat qëndrore ndodhen në qytetin e Durrësit,
por me aktivitet që shtrihet në të gjithë Shqipërinë, por dhe me gjërë.

Reconta Mangament Group Sh.p.k është degë e shoqërisë Reconta Management Group S.r.l Rumani e krijuar në vitit 2002 nga Dr. Claudio Pucci me fokusin kryesor konsulencë të plotë për investitorët e huaj që kërkojnë të investojne në Rumani.

Fokusi & qëllimi kryesor

Fokusi dhe qellimi kryesor i grupit është ofrimi i shërbimeve profesionale kompanive që operojnë në Shqiperi, me një interes të vencantë për kompanitë Italiane dhe investitorët huaj që kërkojnë të investojnë në Shqipëri dhe kanë nevojë për keshilla dhe asistencë fiskale, administrative, ligjore dhe financiare.

Pavarësisht se

Pavarësisht se shoqëria është në hapat e para në Shqipëri, profesionalizmi i stafit dhe eksperienca shumë vjeçare e Dr. Cladio Pucci përbëjnë indicie të forta për të siguar klientet për një shërbim kualitativ. Gjithashtu eksperienca e Msc Igli Tartaraj në territorin shqipëtar dhe në atë italian në fushen fiskale, financiare dhe ligjore sigurojnë një shërbim te diferencuar dhe në kohën e duhur.

Stafi i profesionistëve

Stafi jone është i përbërë nga profesionistë që mbulojnë fushën fiskale, administrative dhe financiare. Pjestarët e stafit flasin rrjedhshëm gjuhen Shqipe, Italiane dhe atë Angleze.

Filozofia dhe Misioni

Filozofia

Filozofia e kompanisë Reconta Management Group Shpk bazohet në ndjekjen në menyre te rreptë dhe të perkushtuar të ligjeve dhe rregulloreve në raport me organet ligj zbatuese por dhe shoqerinë.

Kompania beson se menaxhimi etik nuk është vetëm një formë për tu diferencuar nga konkurentët por dhe për të rritur besim te klientët, bashkëpuntorët punonjësit, partenerët në biznes dhe komunitetit ku operon. Vleresimi i mendimit dhe opinionit të çdo bashkepunëtori përben themelin e kompanisë. Çdo mendim sado i vogël që mund të duket mund të përbëj farën për një lulëzim në të ardhmen.

Misioni

Misioni i kompanisë bazohet në mbështetjen e bizneseve aktuale dhe atyre potenciale shqipëtare dhe të huaja, në ideimin, krijimin dhe vazhdimin e aktivitetit duke qënë partner në çdo hap që do të hedhin për të siguar ecuri sa më efiçente dhe të qëndrueshme.

Për të realizuar misionin kompania krijoj mundesi për rritje profesionale të stafit brënda dhe jashtë vendit, pjesemarje në konferenca dhe forume të ndryshme që organizohen nga institucionet fiskale, financiare dhe ligjore, per tu përditësuar me te rejat më të fundit e për të qënë në koherencë me partnerët tanë.

Partnerët tanë